Moti i vranët

Sociale

Mot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira! Pas mesditës priten reshje shiu në gjithë territorin, në zonat e thella malore do regjistrohen edhe reshje dëbore

21 Janar, 07:32| Përditesimi: 21 Janar, 07:35

  • Share

Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Pas mesditës, pritet grumbullimi i vranësirave, duke sjellë reshje shiu që fillimisht do të përfshijnë zonat veriore dhe më pas të gjithë territorin. Herë pas here, shirat do të jenë në formë rrebeshi, ndërsa në zonat e thella malore do të regjistrohen reshje të pakta dëbore.

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë deri në mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të mbeten të qëndrueshme në vlerat minimale, ndërsa ato maksimale do të pësojnë ulje, duke luhatur nga -2°C në zonat më të ftohta deri në 15°C në zonat më të ngrohta.

Era do të fryjë me intensitet të lehtë dhe mesatar, duke arritur deri në 40 km/h nga drejtimi jugor, çka do të shkaktojë dallgëzim deri në 2 ballë në brigjet detare.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?