Teksa të gjithë janë në pritje të sezonit veror, reshjet e shiut vazhdojnë të jenë të pranishme intensivisht. Këto reshje do të jenë edhe gjatë pasdites së sotme, po në sasi më të pakët. Meteorologia Adiola Bani e Meteoalb shprehet se një mot i tillë do të na shoqërojnë edhe ditët në vijim, ndërsa përmirësim të motit pritet të kemi pas ditës së enjte.
Bani: “Në pasdite do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që reshjet do të mbeten edhe ditën e martë dhe të mërkurë, edhe pse me intensitet më të dobët. Përmirësim i situatës dhe rikthimi i ditëve me diell pritet pas ditës së enjte, duke pasur kështu edhe rritje temperaturash”.
Në zonat juglindore që janë të prekura nga tërmeti do të kemi pauzë të reshjeve. Sa i përket zonave bregdetare, në ditët në vazhdim do të ketë më shumë kthjellime.
Bani: “Në zonat juglindore që janë të prekura nga tërmeti, duke filluar nga ora 4 e pasdites së sotme do të kemi pauzë të reshjeve, sidomos në qarkun e Korcës. Në bregdet sot kemi pasur reshje shiu, por ditën e martë dhe të mërkurë do të ketë më shumë kthjellime dhe nuk priten shira në zonën bregdetare”
Temperaturat do të pësojnë rritje duke filluar nga mesdita e ditës së martë