Moti i keq/ ARRSH paraqet situatën në rrugë

13 Shtator, 11:06| Përditesimi: 13 Shtator, 11:24

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se gjatë natës dhe në mëngjes ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë kryesisht në Rajonin Verior, duke sjellë rënie gurësh e inertesh si në rrugën e Tropojës, në Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë dhe në Tepelenë-Uji i ftohtë, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht

Segmentet Ura e Bunës-Muriqan dhe në Gjirokatër-Kakavijë një pemë e rrëzuar bllokoi pjesërisht një korsi grupet e punës të ndodhur në terren kanë ndërhyrë menjëherë për kthimin e qarkullimit në normalitet.

Kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?