Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka vizituar zyrat e OSHEE për t’u informuar lidhur me problemet me energjinë elektrike si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin tonë.
Ndërsa thotë foli për pikën kulminante të motit të keq, Inxhinieri që e shoqëroi Ballukun, tha se në mëngjes pati 96 mijë abonentë pa energji elektrike, ndërsa tani aktualisht ka ende 36 mijë.
”Duhet thënë që, unë sot pasi kam bërë disa inspektimet edhe tek OST, ndalova tek ju për të pasur një pasqyrë të qartë të situatës. Duke pasur një kërkesë, për të kuptuar si është situata, nëse do kemi avari që do zgjasin, për çfarë jemi të përgatitur, çfarë ndodh në vijim.
Është bërë punë e madhe edhe dje, se vendi ka qenë në stuhi. Kemi parë si ka pasur shkëputje. Për më tepër si i është dhënë zgjidhje edhe zonave ku ka pasur shkëputje dhe mendohej se nuk do të ndërhyhej. Sikurse jemi në dijeni, që nga dita e djeshme ka patur një ndryshim i theksuar klimaterik. Ishin 96 mijë pa energji elektrike, aktualisht 36 mijë abonentë, 70% i kemi rikuperuar.
Kjo është bërë në saj të mirëorganizimit. OSHEE është për këto situata. Hera e parë specifike që vendosen tre emergjenca njëra mbi tjetrën. COVID-19, përmbytjet në veri dhe dëbora. Të gjitha mpleksen bashkë. Unë mund të them se nëse në 2015 kemi pasur 237 mijë abonentë pa energji vetëm në zonën e Librazhdit prej dëborës. Punojmë me statistika, i krahasojmë njëra me tjetrën. 60% e përgjigjur më mirë. Ne kemi një rrjet komunal ajror, që në zonat rurale dhe të thella e vuan shumë pjesën klimaterike.”- tha Balluku.
Ministrja tha se është bërë një progres prej 70% ndërkohë që po punohet për të stabilizuar situatën në zonat ku ka ende probleme.
Lajmi kryesor:
Vendi nën 'pushtetin' e borës! Dhjetra fshatra të bllokuara nga veriu në jug! Rrugët të kalueshme me zinxhirë! Aksi Lezhë-Milot problematik, disa zona pa energji
//ReportTv.al