Bien gurët e murit rrethues të kalasë së Lezhës, rrezikohen kalimtarët dhe banesat! Insituti i Trashgëmisë Kulturore për Report Tv: Nis restaurimi në 2022

13 Dhjetor 2021, 11:20| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 21:17

  • Share

Gurët e Lisusit të lashtë janë kthyer në kërcënim për zonën e banuar pranë kalasë së Lezhës.

Prej 4 vitesh vazhdon erozioni i tokës, me rrëshqitjen e gurëve të murit rrethues të kalasë. Situata bëhet më e vështirë gjatë stinës së reshjeve.

"Ka qenë shemb para 4 vitesh, aty janë gurët, nuk i ka prek njeri. Rrezikon kalimtarët dhe shtëpitë. I ka rënë një banese guri! Duhet të kishin marrë masa me kohë", thanë banorët.

Në përgjigje të interesimit të Report TV, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore deklaroi gjatë vitit 2022 do të kryhet restaurimi, konsolidim dhe ri ngritja e 21 blloqeve antike në fragmentin e murit veri-perëndimor te qytetit te Lisit. Gjithashtu Kalaja Lezhës, në tërësinë e saj është pjesë e projektit te rindërtimit, financuar nga Bashkimi Europian. Projekti është miratuar nga Ministria e Kulturës dhe pritet të zbatohet nga UNOPS, për të zgjidhur gjithë problematikën në këtë sit.

Deklarata e plotë e IKTK-së për Report Tv

Për kalanë e Lezhës janë hartuar këto projekte si në vijim:

1.Në kuadër të projekteve të rindërtimit

Projekt-ide "Plani i konservimit, ndërhyrje përforcuese dhe restauruese ne 5 objekte pasuri kulturore: "Kalaja e Lezhës - Park Arkeologjik", me aplikues Focus Architecture, miratuar në KKTKM me Vendim Nr. 473, dt.09.12.2020

Projekt zbatim "Plani i konservimit, nderhyrje perforcuese dhe restauruese ne 5 objekte pasuri kulturore "Kalaja e Lezhës, Parku Arkeologjik",  me aplikues FOCUS Architecture, miratuar në KKTKM me Vendim Nr.513, dt.22.12.2020

2.Në kuadër të ndërhyrjeve emergjente

Projekt "Restaurim dhe konsolidim i pjesshëm i murit antik në anën veriore të qytetit mesjetar të Lissusit, Lezhe", aplikues DRTK Shkodër, miratuar në KKTKM me Vendim Nr.165, dt.29.03.2021, DRTK Shkodër;

Për sa më sipër, DRTK në planin vjetor të 2022 do të investoj për ndërhyrjet emergjente në kalanë e Lezhës për të shmangur problematikën e rënieve të gurëve dhe ndërkohë do të pritet konfirmim nga UNOPS për të investuar për projektin e plotë në të gjithë kalanë e Lezhës.

 

Video nga vendi ku bien gurët nga muri i kalasë

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?