Lushnjë - Reshjet e dendura të breshërit të rëna pasditen e së premtes kanë dëmtuar totalisht 160 hektarë të mbjella me nektarinl e pjeshkë në Njësinë Administrative Fiershegan bashkia Lushnje.
15 minuta të kapriçiove të motit kanë mjaftuar për të falimentuar fermerët të cilët prej më shumë se 20 vitesh kultivimin e pjeshkëve e kanë të ardhur kryesore për familjet e tyre. Fermerët nuk pretendojnë për të marrë fitim por as shpenzimet e kryera këtë sezon bujqësor.
Bashkia e Lushnjes në koordinim me njësinë administrative FierShegan kanë ngritur një grup pune me specialistë për të verifikuar dëmet e shkaktuara.
Komente
