VIDEO/Moti i keq, dëmtohet ura në aksin Berat-Mallkastër

17 Qershor 2023, 16:43| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 16:56

  • Share

Reshjet me intensitet të lartë dhe vërshimi i lumit Gjanicë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Bashkinë e Mallakastrës.

Është shembur ura në fshatin Metoh, duke bllokuar lëvizjen e banorëve të zonës.

Kreu i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj tha se është duke u punuar për te shmangur dëmtimin e mëtejshëm të urave përgjatë aksit Berat-Ballsh. Përpos infrastrukturës dëme ka dhe në bujqësi, ku janë përmbytur disa hektare.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?