Pema e rrëzuar në Itali

Bota

Moti i keq dhe me erë të fortë përfshin Italinë, tre të vdekur në Lazio

23 Shkurt 2019, 16:14| Përditesimi: 23 Shkurt 2019, 16:53

  • Share

Moti i keq dhe me erë të fortë ka përfshirë së fundi shtetin fqinj Italinë duke lënë të paktën 3 persona të vdekur në Lazio, 2 në zonën e Frusinate dhe një në Guidonia.

Sipas mediave italiane dy viktimat e para u zunë poshtë nga rrënojat e një muri  të lartë i cili për shka të erës së fortë u shemb rreth orës 10.00 të mengjesit me orën lokale në Alviato.

Ndërkohë viktimat e identifikuara janë Guido Albassi, 71-vjeç, Carlo Diana 73-vjeç ndërsa dy persona  të tjerë mbetën të plagosur nga ky incident të cilët u dërguan në spital.

Ndërkohë në zonë e  Guidonia afër Romës, u shënua viktima e trëtë pasi një- 45 vjeçar  humbi jetën për shkak të rënies së një peme mbi makinën e tij .

Sakaq në zonën e Napolit, një aksident tjetër është shënuar si pasojë e motit të keq nga rënia e pemëve në rrugë duke lënë të plagosur dy persona të tjerë që ndodheshin në makinën e tyre.Mediat italiane raportojnë se me vendim të autoriteteve bashkiake, janë mbyllur disa shkolla në Napoli dhe Benevento dhe në disa komuna të tjera në Itali.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?