Moti i keq dhe reshjet e ditëve të fundit shoqëruar me shtrëngata të forta dhe erë shkaktuan dëme kolosale për fermerët e zonës së Myzeqesë.
Veç kulturave bujqësore dëmet më të mëdha janë shkaktuar në sera, ku zona më e goditur në prodhim është ajo e tre urave në njësinë administrative Grabjan.
E tillë është dhe sera prej 5 dynym e Ardjan Snallës, një investim familjar i nisur dy vite më parë, prodhimin e të cilit fermeri thotë që e ka të pamundur ta riciklojë pasi vlera e dëmit për të shkon në 70 milionë lekë të vjetra.
‘Siç e shikoni dëmi është kolosal, komplet siç është ndërtuar është shembur komplet. Ka vajtur komplet rreth 45 milionë lekë humbje, plus prodhimi është një kosto dhe kjo’- u shpreh Ardjan Snalla.
Fermeri Snalla i drejton apel Ministrisë së Bujqësisë ta ndihmojë për të rifilluar aktivitetin e tij, pasi të gjithë ekonominë familjare të krijuar në emigrim i ka investuar në këtë fermë.
“Akoma nuk kam nxjerrë shpezimet e mia. Pres tani dhe nga insatncat e tjera, nga Ministria e Bujqësisë që të vijnë ta shikojnë dhe evidentojnë që të më ndihmojnë ta ngre parpë këtë biznes”- tha Snalla.
Përballë kësaj situate fermerët e Myzeqesë presin evidentimin e dëmeve nga Drejtoria Lokale e Bujqësisë me shpresë se do të përfitojnë sado pak kompensim.
Mos bej fakirin se do demshperblehesh,nje avaz me iku pasuria ....
PërgjigjuKompanite shqiptare te sigurimit ofrojne siguracion per produktet bujqesore dhe per investimet ne bujqesi (perfshire ketu edhe serat). Mbulohen rreziqe si: breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet. Primi varion nga 0,15% ne 6% te vleres se siguruar. Shteti nuk eshte kompani sigurimesh. Po te me digjet shtepia mua neser nuk i kerkoj dot shtetit shtepi te re.
PërgjigjuSiguroje pronen, cpune ka shteti te demshperbleje ty?
Përgjigju