Moti i keq fshikullon veriun e Italisë, 1 viktimë dhe 11 të zhdukur! Nuk kursehet as Franca, 12 persona të humbur dhe 2 vdekje (VIDEO)

3 Tetor 2020, 12:15| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 14:46

  • Share

Moti i keq po fshikullon veriun e Italisë.

Në Rajonin e Piemonte për shkak të motit të keq rezultojnë 11 të zhdukur dhe një pjestar i forcave të ndihmës së shpejtë ka humbur jetën, teksa sasia e rreshjeve është më e madhja e regjistruar që prej vitit 1958.

Alarmi i Kuq i motit të keq është ndezur edhe në Liguria, ku ka patur përmbytje të mëdha.

Erë deri në 100 km në orë dhe rrëshqitje dherash ka patur në zonën e Bergamo.

Prej rreshjeve të dendura dhe daljes nga shtrati të lumenjve është pezulluar transporti hekurudhor i mallrave dhe udhëtarëve në linjën Torino-Milano.

Mot i keq ka goditur edhe pjesën Jug Lindore të Francës ku rezultojnë të zhdukur të paktën 12 persona dhe 2 kanë humbur jetën.

Në terren janë mobilizuar 700 zjarrfikës kurse helikopterët e ndihmës së shpejtë nuk mund të ngrihen për shkak të kushteve atmosferike

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?