Foto ilustruese

Moti i keq, dallgë deri në 4 metra, pezullohen lundrimet për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindisi

30 Mars 2022, 12:40| Përditesimi: 30 Mars 2022, 13:26

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se si rezultat i erërave të forta është anuluar lundrimi sot dhe nesër i linjave Durrës-Bari dhe anasjelltas si dhe Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas.

Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, linja Durrës-Ankora do të funksionojë.

Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuar, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit.

Bregdeti shqiptar do të përfshihet  nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6  deri 7-8 ballë .

Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 mbas orës 22:00.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?