Moti, rrebeshe shiu pasditen e së martës në 6 qarqe! Mbrojtja: Përrenjtë mund të shkaktojnë përmbytje

29 Gusht 2023, 07:11| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 14:30

  • Share

Reshjet me intensitet dhe era e fortë gjatë natës kanë krijuar problematika te vogla ne Vlore. Siç shihet në pamjet e Report TV, në zonën e Lungomares janë dëmtuar shezlonët, por në mesditë moti u përmirësua. Ndërsa rruga “10 korriku” u pastrua nga inertet. Edhe qarku i Lezhës u përfshi nga shiu, por pa krijuar problematika.

Por çfarë pritet në orët në vijim?

Sipas metereologëve gjatë pasdites dhe mbrëmjes së të martës rrebeshe shiu, stuhi ere dhe breshëri do te kete në disa zona të Ultësirës Perendimore. Për këtë arsye, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bashkë me kreun e Emergjencave Civile Haki Cako u bene bashkive te marrin masa. 

“Mund të ketë ndonjë dalje nga shtrati të ndonjë përroi, mund të shkaktojnë rreziqe ose edhe humbje jetësh të njerëzve nëse nuk tregojmë kujdes. Duhet të qëndrojmë në alert pavarësisht se temperaturat mund të ulen. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve”.- tha Peleshi.

Ndërsa të mërkurën pritet të ketë përmirësim të motit, me reshje të izoluara në zonat malore. Temperaturat ne vlerat ditore do te luhaten nga 17°C deri në 31°C.

Ora 10:07
Situata e zjarreve në vend, Peleshi: Është menaxhuar mirë, pa pasoja të rënda! Të tregohemi vigjilentë

Ministri Mbrojtjes Niko Peleshi në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me situatën nga zjarret në vend. Sipas ministrit Peleshi, situata është menaxhuar si duhet dhe se tregon se ka funksionuar më së miri mekanizmi për mbrojtjen nga zjarret në vend.

‘Mund të ketë ndonjë dalje nga shtrati të ndonjë përroi, mund të shkaktojnë rreziqe ose e edhe humbje jetësh të njerëzve nëse nuk tregojmë kujdes. Duhet të qëndrojmë në alert pavarësisht se temperaturat mund të ulen. Do të na duhet të mbajmë tempin. Numri i vatrave ka qenë i madh dhe impakti ka qenë i vogël. Kjo tregon se ka funksionuar mekanizmi për mbrojtjen nga zjarret. 30 mln euro nga Italia për mbrojtjen nga zjarret. FA janë faktori kyç. Situata është shumë më mirë e menaxhuar, pa pasoja të rënda. Në Greqi vazhdon misioni 48 zjarrfikësve. Në Greqi ushtarakët tanë kanë mundur të shpejtojnë edhe jetën e 9 emigrantëve nga Iraku të cilët janë gjetur në kushtet asfiksie. Jemi të rrezikuar nga zjarret gjatë 12 muajve të vitit. Duhet të jemi shumë vigjilentë.’- tha Peleshi.

Ora 08:54
Reshje të dendura shiu në Vlorë, dëmtohen disa shezlongë në zonën e Lungomares

Reshjet me intensitet të lartë gjatë natës kanë krijuar problematika edhe në Vlorë.

Në zonën e Lungomares për shkak të reshjeve dhe erës së fortë ka patur dëmtime në shezlonge, ndërsa në hapësirat e tjera në plazhe ka pasur probleme të vogla.

Për shkak të reshjeve ka patur rrëshqitje dherash në rrugën e lagje 10 korrik, aty ku punohet për normalizimin e situatës për të mos patur probleme në lëvizjen e makinave.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?