VIDEO/ Shoferi s'pyet për rregulla, u shkon makinave përballë në rrugën Tiranë-Elbasan! Gjobiten qindra drejtues mjetesh

14 Shkurt 2021, 19:23| Përditesimi: 14 Shkurt 2021, 22:13

  • Share

Ka përfundur pa pasonjë një veprim tejet i papërgjegjshmë i një drejtues mjeti i cili po ecte kundravajtje në autostradën Tiranë Elbasan.Patrulla e policisë e ndaloi automjetin duke i vendosur dhe masën administrative ndaj shoferit për kundravajtje. 

Qindra qytetarë janë gjobitur për shkak se mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugore. Policia njofton se prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente janë ndëshkuar në të gjithë vendin, 87 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur zinxhirë për të qarkulluar, të cilët për pasojë kanë sjellë vonesa në qarkullimin normal të mjeteve të tjera.

Njëkohësisht, në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative edhe 49 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur gomat dimërore.

Po gjatë monitorimit të qarkullimit janë evidentuar dhe ndëshkuar 156 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 121 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 89 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 56 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Ndërsa Policia Rrugore e Tiranës, ka bërë të mundur parandalimi i një ngjarjeje rrugore, pasi një drejtues mjeti udhëtonte në sens të kundërt në rrugën interurbane Tiranë - Elbasan (drejtimi i lëvizjes është Tiranë Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit lëvizte po në këtë kah të lëvizjes, por në sens të kundërt, nga tuneli i Krrabës për në TEG).

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera.

Policia njofton se për çdo problem apo informacion mund të telefononi në numrin pa pagesë 112 ose shkruani në Komisariatin Dixhital dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?