Moti i keq 'mban peng' Italinë Veriore! Rrëzohet ura e Venetos, shpëtojnë mrekullisht 3 punonjësit! Bllokohet autostrada dhe disa hekurudha (VIDEO+FOTO)

6 Dhjetor 2020, 16:59| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 18:03

  • Share

ITALI- Moti i keq vijon të mbajë peng Italinë veriore prej dy ditësh, sidomos transportin rrugor dhe atë hekurudhor.

Për arsye sigurie është mbyllur linja hekurudhor Brenero-Bolzano, por dhe disa linja të tjera. Ndërkohë nga e shtuna është bllokuar qarkullimi në autostradën A22, por edhe rrugë të tjera në Italinë veriore janë mbyllur për shkak të reshjeve të dendura. Ndërkohë që shumë zona në Alto Agide kanë ngelur të izoluara.

Në Emiglia Romanja, lumi Panaro ka dalë nga shtrati ndërsa mbrojtja civile italiane ka nisur evakuimin e banorëve. Në ndihmë të Emergjencave Civile kanë ardhur edhe trupa nga Toskana dhe Pimonte. Në këtë zonë është mbyllur edhe një pjesë e hekurudhës Castelfranco-Modena.

Për shkak të prurjeve të mëdha të lumit ka rënë dhe ura e Venetos, duke marrë me vete dhe një mjet të emergjencave civile, por për fat tre punonjësit ishin në vend të sigurt. Zjarrfikëset kanë kryer deri tani më shumë se 130 ndërhyrje duke evakuuar persona që gjendeshin në vështirësi.

Problem janë bërë shirat e rrëmbyeshëm që gjatë këtyre ditëve kanë pushtuar Italinë ndërsa reshjet e dëborës kanë rënë vetëm në lartësi të mëdha.

Situata është e rëndë edhe për shkak të erës së fortë që vjen nga jugu i Italisë. Moti i keq ka shtyrë edhe ndeshjen e serisë A midis Udinezës dhe Atalantës që do të zhvillohej të dielën në Friuli.

 

VIDEO/ Situata nga rreshjet e debores

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqupi: 06/12/2020 20:25

    Te japi doreheqjen menjehere ministri lleshi dhe balluku e gjuzi te kerkoje interpellanze me km direkt sa ti ngrehet lulit tone.... Kjo esht deklarata nga zhupa zhupa e selise blu te kuqe e jeshile neser

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?