Në Shkodër është mbledhur shtabi i emergjencave. Marrë shkasë nga problemet me firmat kontraktuese, problemet energjinë dhe frekuentimin e shkollave, deputeti i PD-së, Lorenc Luka ka kërkuar shpalljen e gjendjes së pjesshme të emergjencës. Në fjalën e tij. prefekti Çesk Millja u shpreh se Bashkitë duhet të marrin masat që kanë për detyrë ligjore duke përdorur fondin e emergjencave. Ndër të tjera ai shtoi se: Të gjitha akset nacionale janë të zhbllokuara. Keni përcaktuar 0.1% për emergjencat që është minimale pasi ligji e parashikon deri në 3 %. Jepini prioritet emergjencave.” Edhe në fjalën e tij, deputeti tjetër i PD-së, Romeo Gurakuqi risolli në vëmendje problemet e zonës. Ndërsa drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati ka lëshuar kritika bashkive dhe firmave kontraktore për pastrimin e rrugëve duke u shprehur se: Nuk duhet të themi është mirë kur nuk është sepse qytetaret na shohin. Menaxhimi është i keq.
Lajmi kryesor: