Foto ilustruese

Moti i keq/ Memaliaj dhe Tepelena prej dy ditësh pa drita

10 Dhjetor 2020, 14:36| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 14:39

  • Share

Prej dy ditësh në bashkinë Memaliaj dhe Tepelenë për shkak të motit të keq ka pasur ndërprerje të energjise elektrike, në disa zona rurale duke i lënë banorët në errësirë dhe duke ju shkaktuar probleme të shumta që vijnë si pasojë e mungesës së energjisë.

Banoret e zonave rurale të dy bashkive Tepelenë dhe Memaliaj  si fshatrat Turan dhe Kurvelesh kanë qenë më shumë se dy ditë pa energji elektrike pasi linja që furnizon këto fshatra fillon nga qyteti i Memaliajt dhe përfundon në Kurvelesh.

Me defektin më të vogël në njërin prej fshatrave krijohen probleme me furnizimin me energji elektrike në të gjithë fshatrat e zonës që marrin nga e njejta linjë. Banorët janë ankuar disa herë pranë zyrave të OSHEE Tepelenë dhe Memaliaj për këtë problematikë por asnjë ndërhyrje nuk është bërë nga ky institucion.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?