Festa e Di Marias

Sport

Moti i keq ndalon ndeshjen, Benfica 'shkërmoq' me 6 gola Auckland City! Adrian Bajrami debuton në Kupën e Botës për Klube (VIDEO)

21 Qershor, 12:10| Përditesimi: 21 Qershor, 12:21

  • Share

Orlando (SHBA) - Botërori i Klubeve në SHBA vazhdon të përballet me probleme serioze nga kushtet atmosferike. Kësaj here ishte radha e sfidës mes Benficës dhe Auckland City që të ndërpritej përkohësisht për shkak të motit të keq në Orlando. Sfida në fund u fitua 6-0 nga Benfica, teksa për portugezët debutoi në këtë event edhe mbrojtësi i Kombëtares, Adrian Bajrami.

Ndeshja u ndërpre në pushimin mes pjesëve, teksa Benfica kryesonte me rezultatin 1-0 falë një goli të Angel Di María nga pika e bardhë, i realizuar në minutat shtesë të pjesës së parë.

Një njoftim zyrtar në ekranin e madh të stadiumit konfirmoi ndërprerjen, duke cituar rregullat e sigurisë në Florida, ku çdo aktivitet sportiv pezullohet për të paktën 30 minuta në rast stuhish në zonën përreth.

Ky ishte rasti i tretë brenda vetëm dy ditëve që një ndeshje e Kupës së Botës për Klube pezullohet për shkak të kushteve atmosferike, pas ndërprerjeve të mëparshme të përballjeve Palmeiras - Al Ahly dhe Mamelodi - Ulsan.

PJESA E DYTË - Pas shumë minutave që futbollistët dhe tifozët ishin në brendësi të stadiumit, leja për vijimin e ndeshjes u aprovua dhe secili mori rolet e duhura. Në fraksionin e dytë Pavlidis, Sanchez, Barreiro me dopietë dhe sërish Di Maria e dërguan rezultatin në 6-0.

DEBUTIMI I BAJRAMIT - Për Benfican në minutën e 86-të pati kohë edhe për Adrian Bajramin, mbrojtësin e ri të "Shqiponjave" që u grumbullua nga trajneri Bruno Lage dhe siguroi debutimin në Kupën e Botës për Klube. Vetëm një minutë pasi u fut në fushë, mbrojtësi i Kombëtares u ndëshkua me karton të verdhë.

RENDITJA - Në Grupin C Bayern Munich kryeson me gjashtë pikë duke siguruar një biletë për në 1/8, ndërsa ndeshja e radhës do jetë me Benfican. Një barazim në përballjen e radhës i jep të drejtë portugezëve që të kalojnë më tej.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?