BRITANI E MADHE- Moti i keq, reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që Mbretëria e Bashkuar të pezullojë të gjitha fluturimet në aeroportin “Stansted” të Londrës. Ka pasur një prezencë të madhe të dëborës në pistën e aeroportit e cila është mbyllur.
Aeroportet “Heathrow” dhe “Gatwick” gjithashtu anuluan ose vonuan fluturimet pasi bora, akulli dhe mjegulla përfshiu Mbretërinë e Bashkuar.
Një situatë të alarmi ka edhe për Skocinë, Londrën dhe Anglinë jugperëndimore. Trenat gjithashtu janë vonuar dhe drejtuesit e mjeteve janë paralajmëruar të kenë kujdes pas disa aksidenteve në autostradë. "Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë me kompaninë e tyre ajrore për statusin aktual të fluturimeve të tyre."
Moti i keq shkaktoi probleme po ashtu dhe në disa rrugë dhe hekurudha të vendit.