FOTO-VIDEO/ Alarm i kuq për përmbytje të tjera në Itali! 14 viktima në Emilia-Romagna, 36.000 të evakuuar në Ravena nga moti i keq! Rrëzohet një helikopter shpëtimi

20 Maj 2023, 07:32| Përditesimi: 21 Maj 2023, 11:41

  • Share

ITALI- Moti i pazakontë dhe me reshje të rrëmbyeshme shiu do të vijojë në rajonet dhe provincat e Italisë ku deri më tani në zonën e Emilia-Romagna për shkak të motit të keq numërohen 14 viktima.

Sipas mediave vendase parashikimet afatshkurtra nuk tregojnë shenja përmirësimi të situatës së reshjeve pasi provincat e Bolonjës, Ferrara, Ravenna, Forlì-Cesena, Rimini vijojnë të rrezikohen nga përmbytjet si pasojë e vërshimit të lumenjve.

Mirella Berardinelli një prej banoreve në rajonin e Emilia-Romagna rrëfen e prekur se çfarë i ndodhi pas përmbytjeve.

“Shtëpia ime ishte atje, kisha një apartament të vogël në katin përdhes, i cili nuk është më, është zhytur me metra e metra ujë, kjo është një tragjedi për mua. Banesa ime ishte atje poshtë, nën tarracë, tani nuk ka mbetur asgjë. Kjo është një katastrofë”,- tha një nga banorët.

Mbi 36.000 persona kanë arritur të evakuohen nga zonat e rrezikut ndërsa në  Ravenna dhe Bolonjë ka mungesë ushqimi dhe uji të pijshëm.

Brenda pak orëve forca e ujit u shndërrua në një kurth vdekje për një 79 vjeçar , i cili sipas “Corriere della sera” është viktima e fundit e identifikuar në lumin Romagna.

Të angazhuar në mënyrë vullnetare në Faenza banorët largonin baltën me lopata nga shtëpitë e tyre, duke flakur dyshekë e rroba të lagura.

Sipas parashikimeve, alarmi i kuq për rrëshqitje dheu dhe baltë është ngritur në disa pjesë të rajonit nga Bolonja në Rimini. "Toka vazhdon të lëvizë në të gjithë malin e Bolonjës Kjo është gjëja më urgjente për ne tani. Sigurimi i familjeve të ngujuara, lirimi i rrugëve dhe luginave”, paralajmëron Kryetari i bashkisë së Bolonjës Matteo Lepore.

Sipas mediave italiane në total janë 24 komuna të përmbytura, duke lënë pas  dëme të mëdha ekonomike dhe bujqësorë në disa rajone të Italisë, ku reshjet e shiut vazhduan me intensitet të rrëmbyeshëm brenda 36 orëve.

Ndërkohë një helikopter shpëtimi që po u vinte në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura në Itali është rrëzuar në zonën e Ravenës.

Sipas asaj që mësohet, katër personat që ndodheshin në bord kanë mbetur të plagosur dhe janë nxjerrë tashmë nga forcat zjarrfikësit e më pas janë dërguar në spital.

Ora 13:12
Përmbytjet në Itali, rrëzohet një helikopter që po u shkonte në ndihmë banorëve! 4 të plagosur

Një helikopter shpëtimi që po u vinte në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura në Itali është rrëzuar në zonën e Ravenës.

Sipas asaj që mësohet, katër personat që ndodheshin në bord kanë mbetur të plagosur dhe janë nxjerrë tashmë nga forcat zjarrfikësit e më pas janë dërguar në spital.

Helikopteri Eliossola që u rrëzua në Lugo di Romagna (Ravena) ishte i përfshirë për të kryer një sërë kontrollesh në lidhje me ndërprerjen e linjave të energjisë në zonat e prekura nga moti i keq. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?