Moti i keq në Greqi, vdes një 50-vjeçar në ishullin e Kretës

15 Tetor 2022, 14:37| Përditesimi: 15 Tetor 2022, 16:10

  • Share

Moti i keq ka përfshirë Greqinë dhe ka pasur përmbytje gjatë orëve të fundit në ishullin e Kretës. Për pasojë, një burrë ka vdekur pasi makina e tij u përmbyt. Ai po fliste në telefon me bashkëshorten ndërsa po shkonte në Agia Pelagia.

Në makinë me të ishte një pastruese, e cila do të pastronte shtëpinë dhe barin, një proces që do të zgjaste rreth dy orë.

Gjatë bisedës me gruan e tij, dyshohet se i ka përshkruar se uji i ka mbuluar makinën dhe celulari u fik.

Ndërkohë pasagjerja rreth 50 vjece që ishte në makinë me të rezulton e zhdukur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?