Bota

Moti i keq në Itali, 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur! Në 2 rajone shpallet gjendja e jashtëzakonshme

19 Gusht 2022, 08:13| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 09:17

  • Share

Veriu i Italisë që prej ditës së djeshme është prekur nga moti i keq, ku stuhitë e shkaktuar nga erërat e forta kanë sjellë dëme të shumta, ku deri më tani kanë regjistruar 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur mes mes Toskanës dhe ishullit Korsik.

Guvernatorët e dy rajoneve më të prekura, Venetos dhe Toskanës , Luca Zaia dhe Eugenio Giani  kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Shirat e dendur dhe erërat e forta goditën edhe Firencen. Stuhitë e forta shkaktuan dëmtime në zonën bregdetare të Versilias, ku çadrat dhe karriget u zhvendosën nga era e fortë. 

Në rajonin verior të Ligurias, erërat e forta goditën bregdetin midis Chiavari dhe Sestri Levante, duke shkaktuar probleme në linjën e trenit Genoa-La Spezia, ku disa kasolle plazhi ranë në shina dhe dëmtuan linjën e energjisë elektrike. Pesë familje u evakuuan në zonën e afërt Tigullio pasi një tornado goditi zonën dhe dëmtoi shtëpitë e tyre.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?