Bota
Top 24

Moti i keq në Itali, shkon në 12 numri i viktimave. Mbyllen shkollat dhe aeroporti i Genovës (VIDEO-FOTO)

30 Tetor 2018, 09:15| Përditesimi: 30 Tetor 2018, 17:34

  • Share

ITALI- 12 persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është shpallur i zhdukur si pasojë e motit të keq në Itali.

Dy viktima janë në provincën e Frozinones pasi një pemë i ra mbi automjetin që po udhëtonin, ndërsa një 21-vjeçar ka humbur jetën në provincën e Casertas nga rrëzimi i një peme. Dy të tjerë kanë mbetur të vdekur nga era e fortë janë identifikuar në Terracina në bregdetin e Lazios. Ndërsa një grua e moshuar ka humbur jetën në qytezën Albisola Superiore pasi u godit nga një mjet i fortë.

Mes të lënduarve është edhe një foshnje, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur gjatë mesnatës ku mbi makinën në të cilën po udhëtonte foshnja dhe nëna ra një gur.

Shkollat ​​janë mbyllur në shumë qytete si Roma, Napoli dhe Genova, ndërsa gjithashtu përkohësisht është mbyllur edhe aeroporti i Genovës. Sipas mediave italiane, fluturimet nuk do të rinisin deri në orën 2 të pasdites, kur edhe pritet një përmirësim i motit.

Për të vënë situatën nën kontroll, nga autoritetet italiane janë mobilizuar rreth 5,800 forca zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar në zonën e Ligurias, Toscanës, Lazios, Venetos, Friuli-Venezia Giulia, Lombardia dhe Piemontes.

Ora 14:00/ Moti i keq në Itali, gazetari për Report Tv: Janë angazhuar mijëra zjarrfikëse, vendi është gjunjëzuar

Gazetar Alban Daci në një lidhje direkte në Report Tv, ka folur për situatën e motit në Itali. Daci ka thënë se dëmet materiale janë të shumta, ndërkohë që sipas tij, viktimat e motit të keq, kanë humbur jetën e tyre në rrugë, ku janë përplasur nga pemë dhe makina.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?