Foto ilustruese

Moti i keq në Lezhë, 60-vjeçari rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales! Niset drejt spitalit në gjendje të rëndë

7 Gusht 2023, 11:40| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 11:42

  • Share

Një pushues 60-vjeçar është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë, pasi rrezikohej të mbytej në plazhin e Tales, për shkak të motit të keq.

Moti i keq dhe deti i trazuar, kanë rrezikuar jetën e një pushuesi, i cili ishte futur në det.

Pasi rrezikoi të mbytej, 60-vjeçar është marrë me urgjencë dhe dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rënde për jetën.

Prej ditës së shtunë, rajoni i Lezhës është përfshirë nga moti i keq, duke bërë që pushuesit dhe turistët të braktisin plazhin, për shkak të detit të trazuar me dallgëzim të lartë.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barzay: 07/08/2023 14:06

    Ca Ka dasht me la kembet ne det? Ku e Ka trunin ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?