Ekipet e OSHEE duke riparuar defektet

Sociale

Moti i keq në Lezhë/ Era e fortë dëmton linjat elektrike, disa zona pa energji

27 Mars, 12:42| Përditesimi: 27 Mars, 12:50

  • Share

Lezhë-Moti i keq me erë të fortë dhe reshje që ka përfshire qarkun e Lezhës gjatë orëve të fundit, ka krijuar  një sërë problemesh në disa zona. Në disa fshatra të njësive administrative, banorët po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit shpërndarës.

Ndërkohë grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ndodhen në terren prej orëve të mbrëmjes të djeshme dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe erës që shoqëroi zonën prej mbrëmjes së djeshme, që shkaktoi edhe probleme në furnizimin me energji, ekipet e OSHEE janë angazhuar për riparimin e defekteve në linjat e furnizimit me energji elektrike.

Drejtori i OSSHEE në Lezhë, Andi Marku, nga bërë të ditur se bashkë me grupet e punës ndodhen në terren dhe vijon puna me intensitet për rikthimin e energjisë në fshatrat Kallmet, Blinisht, Piraj, Krajën dhe Markatomaj.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?