Foto nga vendet e shkatërruara nga moti në SHBA

Bota

Moti i keq në SHBA, humbin jetën 20 persona

7 Prill, 23:02| Përditesimi: 7 Prill, 23:04

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga një tornado gjatë fundjavës, ku si pasojë 20 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe dëmtimet e shkaktuara. Tornadoja përfshiu shumë shtete në pjesën perëndimore dhe jugore të SHBA-s.

Gjysma e vdekjeve të raportuara, përfshinin fëmijë dhe të moshuar. Më shumë vdekje u raportuan në Tennessee dhe Missouri.

Edhe Kentucky, Indiana, Mississippi, Georgia dhe Arkansas kanë raportuar gjithashtu vdekje nga stuhia.

Moti i ashpër ka bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati të dielën. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se dhjetëra vende do të arrijnë “fazën e përmbytjeve të mëdha” edhe pse do të ketë më pak reshje shiu.

Stuhia pritet të lëvizë drejt bregut juglindor të Atlantikut të hënën.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?