Shkodër- Janë hapur të gjitha asket problematike, pas reshjeve të dëborës, që përfshinë qarkun e Shkodrës ditën e djeshme (26 dhjetor). Akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth janë kriposur për të lejuar qarkullimin normal të mjeteve.
Moti i keq gjatë tre ditëve të fundit shkaktoi problematika, kryesisht nga rënia e reshjeve të dëborës në zonat malore.
Më i prekuri ishte qarku i Shkodrës dhe rruga Qafë-Thore-Theth. Zona e Thethit pati problematikë të bllokimit për shkak të rrëzimit të ortekëve, ndërsa tashmë është hapur.
Në Qafë-Thore, me rënien e temperaturave dhe krijimin e sigurisë për ndërhyrje, u aktivizuan të gjitha forcat dhe u hap pjesa e bllokuar nga orteqet.
Borëpastrueset, informon gazetari i Report TV, Ergys Kavaja, në terren gjatë ditës së djeshme (25 dhjetor) punuan në terren për të mos lejuar bllokimin e këtij aksi.
Edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar konfirmoi se ka pasur problematika në këtë segment dhe se aksi Qafë-Thore dhe rruga e Thethit janë hapur.
Ndërkohë, edhe në segmentin rrugor të Iballës, pjesë e Bashkisë së Fushë Arrëzit, prej dy ditësh është bërë i vështirë qarkullimi i mjeteve. Erërat e forta dhe bora që janë prezente kanë shkaktuar bërë që në disa pika të rrugës trashësia e borës të arrinte në 2 metër.
Komente
