E ndërtuar në vitin 2020 me kontributin e bizneseve në zonë, shëtitoren e Kunes në Shëngjin po e merr deti. Për shkak të motit të keq, deti trazuar i ditëve të fundit ka sjellë dëmtime të shumta të këtij investimi mjaft të rëndësishëm për këtë zonë turistike.
Erozioni detar në këtë zonë është shfaqur frikshëm gjatë viteve të fundit duke gllabëruar sipërfaqe të madhe toke, pavarësisht alarmi, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të frenuar fenomenin.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ 1400 ha tokë e përmbytur në Shkodër, 350 ha në Lezhë! Prezencë uji në 15 banesa! Rruga e Obotit dhe Qafe Thore të pakalueshme
S.C//ReportTv.al