TIRANË- Në një kohë që vendi është përfshirë nga moti i keq, fermerët janë një kategori e rriskuar. Për të diskutuar rreth problematikave të tyre, i ftuar në Report Tv ishte Eduart Sharka, kryetari i sindikatës së fermerëve.
Në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu, Sharka tha se reshjet e rëna me intensitet të lartë në Lushnjë dhe Divjakë nuk kanë sjellë edhe problematika në të mbjellat, ndërsa rreziku mbetet në orët e ardhshme.
Ai se një vëmendje të madhe duhet t'i kushtohet pastrimi të kanaleve, nuk duhet të realizohet në kohën kur ka reshje. Një nga arsyet se në Shqipëri ka shkëputje të fermerëve nga bujqësia sipas Sharkës është pasi ata dëmtohen nga fatkeqësia natyrore dhe nuk shpërblehen, duke i vështiruar që rifuten në bujqësi.
"Deri tani nuk ka pasur dëmtime, pro intensiteti mund të shkaktojë dëmtime në orët e ardhshme. Kam konstatuar dy ditë më parë, shikoj një status të bashkisë Lushnjë që ekskavator që pastron një kanal që kullon 170 ha tokë. Më duket shumë e paarsyeshme, të fillosh pastrimin e kanaleve në janar, ndërkohë që situata e reshjeve e reshjeve mund të ndodhte në kishte ndodhur në nëntor, dhjetor apo dhe këtë muaj. Nuk ka intensitetin e duhur të vëmendjes ky fenomen. Pastrimi i kanaleve duhet të jetë në agjendë kur nuk ka reshje. Është e pa pranueshme që dëgjon se do ketë mot të keq dhe pastaj të çosh ekskavator për të pastruar. Ekonomia e fermerit është shumë vunerabël dhe në rast nëse dëmtohet, shkëputet prodhimit. Një nga shkaqet në Shqipëri që kemi shkëputje të fermerëve nga bujqësia sepse dëmtohen nga fatkeqësia natyrore dhe nuk shpërblehen dhe pastaj e kanë të vështirë të futen në ciklin e prodhimit.', u shpreh Sharka
Sharka e konsideron të vonuar propozimin e Erion Braçes te Komisioni i Ekonomisë, ku kërkoi që mes kompanive të grumbullimit dhe fermerit të ketë kontrata të rregullta dhe fatura tatimore me TVSH me qëllim që të jenë të detyruar që brenda 30-60 ditëve të paguajnë detyrimin, në të kundërt pagesa do të kryhet me kamatvonesë.
"Është me shumë vonesë! Para 3 vjetësh, ne si sindikatë i kemi dërguar 5 kërkesa qeverisë. Kërkesa e 5 ka qenë rregullimi me ligjit të tregut të brendshëm, grumbullues dhe fermerë." tha Sharka.
Ore sharka ne bote kush ka tokat e veta i pastron a vete kanalet kullues
Përgjigju