VIDEO/ Reshje shiu e rrebeshe në gjithë vendin, Lezha e Durrësi nën ‘pushtetin e ujit’, përmbyten rrugët

4 Tetor, 10:28| Përditesimi: 4 Tetor, 14:51

  • Share

I gjithë vendi është përfshirë nga reshje të shumta shiu e rrebeshe, që do të vijojnë edhe përgjatë fundjavës.Qarqet me rrezikshmërinë më të lartë, ku reshjet do jenë intensive janë Shkodra, Kukësi, Dibra, Tirana dhe Vlora.

Ndërkohë, moti i keq ka krijuar problematika në qytetin e Lezhës dhe Durrësit, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë. 

Situata më problematike u paraqit në qytetin e Lezhës, ku sistemi i kanalizimeve nuk e përballoi nivelin e lartë të prurjeve dhe uji doli në sipërfaqe, duke sjellë përmbytje. Bulevardi “Gjergj Fishta” dhe blloku i banimit 11-janari, u mbuluan nga uji niveli i të cilit arriti në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Reshjet e shiut me intensitet të lartë vijuan gjithë ditës së premte, por fatmirësisht nuk raportohet të kenë krijuar dëme në pronën e qytetareve, ndërsa emergjencat civile në të tre bashkitë e qarkut janë vënë në gatishmëri për t’i paraprirë çdo situatë që mund të krijohet.

Ora 14:49
Moti i keq/ Përmbytet oborri i shkollës ‘Kosova’ në Lezhë, nxënësit e mësuesit nxirren me makinë nga punonjësit e bashkisë

Reshjet e shiut në Lezhë kanë sjelle përmbytje dhe të oborrit të shkollës 9-vjeçare “Kosova”.

Niveli i ujit arriti disa centimetra dhe u desh ndërhyrja e punonjësve të shërbimeve publike me një makinë për nxjerrjen e mësuesve e nxënësve nga shkolla.

Ora 14:44
Moti i keq/ Përmbytet rruga pranë shkollës 9-vjeçare ‘Martin Camaj’ në Shkodër

 

Rruga e shkollës 9-vjeçare “Martin Camaj” në qytetin e Shkodrës është përmbytur paraditen e sotme, duke krijuar vështirësi për lëvizjen e mësuesve e nxënësve.

Përvec ndërtimeve pa kriter të cilat i kanë zënë pamjen shkollës, duke krijuar edhe mungesën e një oborri për nxënësit shqetësim është dhe amortizimi i rrugës. Një problem ky i ngritur prej vitesh nga prindërit dhe mësuesit por që nuk ka gjetur zgjidhje.

Për të parë situatën ishte sot kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci i tha se si fillim do të bëhet një ndërhyrje e shpejte për të shmangur përmbytjet në dimër, e mandej do të hartohet një projekt për rehabilimin e gjithë lagjes.

Ora 12:38
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, punonjësit e Bashkisë në terren

Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Grupet e emergjencës së Bashkisë Tiranë bashkë me skuadrat e tjera po punojnë intensivisht për të normalizuar situatën pas shirave të rrëmbyeshëm.

Edhe pse reshjet janë tepër intensive, kanalizimet po kullojnë sasinë e madhe të ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme.

Sikurse mund ta shihni edhe nga fotot, pranë çdo kryqëzimi në kryeqytet kanë qenë punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës.

Ora 12:28
VIDEOLAJM/ Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, Durrësi nën ‘pushtetin e ujit’

Moti i keq ka përfshirë edhe qytetin e Durrësit, ku erëra të forta dhe reshje të dendura shiu kanë bërë që në disa prej akeseve të qytetit të mbushen me ujë.

Situata problematike mbetet rruga dytësore e lagjes 17, kryqëzimi pranë stadiumit, rruga e Currilave, rruga dytësore pranë zjarrëfikëses dhe disa akse të tjera në zonat periferike.

Sakaq lundrimet për peshkarexhat e vogla mbeten të pezulluara për 24 orët në vijim.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • zakarel zaka: 04/10/2024 13:15

    durresi dihet mo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?