Durrës-Moti i keq dhe era e fortë që kanë përfshirë qytetin e Durrësit gjatë orëve të fundit, kanë bërë që një anije që shërben si rimorkiator të afrohet pranë bregut të detit.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se anija rimorkiator ka devijuar drejtimin dhe ka dalë në breg të detit, në zonën e Plazhit të Madh.
Sipas burimeve nga Kapiteneria e Portit të Durrësit, rimorkiatori ka qenë duke kryer manovra për të hyrë në radën e Portit të Durrësit, por era e fortë dhe dallgëzimi e kanë detyruar të devijojë kursin.
Rimorkiatori është mjet lundrues që shërben për të ndihmuar hyrjen e anijeve nga kanali hyrës në kalatë dhe anasjelltas. Në bord kanë qenë dy persona si ekuipazh, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Komente
