Kronikë

Në Obot qarkullimi vetëm me varka të larta,Bushati e Xhaçka:Qeveria në gadishmëri

23 Mars 2018, 11:46| Përditesimi: 23 Mars 2018, 12:13

  • Share

Si pasojë e motit të keq, është rënduar situata ne qarkun e Shkodrës. Administratori i Njësisë Ana e Malit, Arben Ceni ka folur për situatën në Obot. Situata e përmbytjeve është vështirësuar, moti i keq nuk lejon lëvizjen e mjeteve lundruese. Ceni e ka cilësuar vizitën e ministres Xhaçka dhe Bushati si një show politik. Ai thotë që banorët kanë 3 ditë që janë braktisur dhe lëvizja e tyre nuk bëhet as me mjete lundruese pasi duhen varka më të larta. 
Ceni i ka cilësuar postimet e kryeministrit Rama në Facebook si qesharake.

“Shkodra një Katalonjë, kemi resurse mjaftueshëm, Rama të merret me Osumin e Vjosën, Edi Rama se nese e ka braktisur qytetin e Shkodrës, ne si banorë të marrim autonominë.”,

Arben Ceni, administratori i Njësisë Ana e Malit.


Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me ministrin Ditmir Bushati kanë shkuar në zonën e Dajçit. Janë takuar me deputetin e partisë Demokratike Romeo Gurakuqi.
Gurakuqi ka kërkuar prezencë të shtetit në zonat e përmbytura dhe sigurimin e bazës ushqimore.
Ministri Bushati dhe ministrja Xhaçka kanë deklaruar se të gjtha strukturat e shtetit janë në gadishmëri për të përballuar situatën.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?