Foto ilustruese

Kronikë

Moti i keq/ Përrenjtë dalin nga shtrati, bllokohet aksi rrugor Lozhan-Moglicë

7 Tetor 2021, 11:49| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 11:52

  • Share

Bllokohet aksi rrugor Lozhan-Moglicë. Shkak për këtë janë bërë reshjet e shumta të shiut, ku uji ka bllokuar të dy anët e rrugës për t'u futur në Moglicë, pasi kanë dalë nga shtrati në disa vende përrenjtë.

Sipas administratorit të Njësisë Administrative ne Moglicë, Fetah Hoxha po punohet për normalizimin e situatës së krijuar pasi bllokimi i rrugës ka krijuar probleme në të dyja anët e aksit nacional Gramsh- Moglicë.

Që prej orëve të mbrëmjes së djeshme, moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë vendin, ndërsa të njëjtat kushte atmosferike do të jenë prezente edhe në orët në vijim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?