Foto ilustruese

Moti i keq, pezullohen lundrimet e trageteve nga një kompani në portin e Durrësit

13 Shkurt 2021, 18:06| Përditesimi: 13 Shkurt 2021, 18:11

  • Share

Moti i keq ka bërë që një nga kompanitë e lundrimeve të anulojë të gjitha lundrimet sonte si nga Porti i Durrësit për në Bari dhe anasjelltas.

Ndërsa një tjetër kompani, ka nisur një traget për në Bari, një lundrim ky që ishte planifikuar sipas grafikut në orën 23:00.

Nuk dihet nëse trageti i kësaj kompanie do të arrijë të niset sonte nga Bari për në Durrës.

Ndërkohë anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat nga sot në drekë kanë anuluar lundrimet.

Deti me fuqi 7 deri 8 ballë nuk mundëson lundrimin e tyre.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?