Foto ilustruese

Moti i keq, pezullohet për 4 ditë lundrimi i mjeteve të peshkimit në gjithë vijën bregdetare

9 Shkurt, 11:46| Përditesimi: 9 Shkurt, 11:50

  • Share

Si pasojë e motit të keq që pritet në ditët në vijim është ndaluar lundrimi i të gjitha mjeteve të peshkimit në përgjatë bregdetit shqiptar.

Ndalimi i lundrimit nis nga sot, data 9 shkurt deri më 12 shkurt.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

"Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024  duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 8-9 deri 10bft me shpejtësi ere deri 35-45m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

TË NDALOHET DHËNIA E LEJE - NISJES GJATË DATAVE 09-10-11-12.02.2024     DUKE FILLUAR NGA ORA 14:00 DATË 09.02.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR DHE TË JENË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse,nese do te kete ndryshime oraresh apo nderprerje te lundrimit do te njoftojme. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024",-thuhet në njoftim.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?