Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Moti i keq, probleme në disa zona në vend/ Thethi i bllokuar, s’ka probleme me energjinë elektrike

7 Janar 2019, 13:15| Përditesimi: 7 Janar 2019, 13:20

  • Share

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë probleme me qarkullimin në disa zona në vend. Autoriteti Rrugor Shqiptar, njoftoi sot, (lexo këtu), se të gjitha rrugët në qarkun e Kukësit janë të kalueshme. Por e njëjta gjë nuk ka ndodhur në Shkodër, ku gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja ka raportuar se destinacioni turistik i Thethit është ende i bllokuar nga dëbora.

Gazetari tha se nuk ka patur probleme me energjinë elektrike, furnizimin me ushqim të bagëtive apo edhe ilaçet, pasi banorët kanë qenë të përgatitur për ndryshimet e motit.

“Aksi Qafë-Tore-Theth ka probleme për shkak të reshjeve që kanë rënë ditë më parë. Në këtë zonë është e pamundur të ndërhyhet për shkak të vështirësisë së qarkullimit të borëpastrueseve. Ka patur një aventurë për të kaluar në këtë segment por kur janë përballur me rrëshqitjen janë kthyer pas. Thethi është një nga zonat e fundit që do të dalë nga izolimi për shkak të borës. Nuk ka patur probleme për energjinë elektrike në Vermosh, Dukagjin apo edhe Pukë. Furnizimi me energji elektrike është normale. Bagëtitë, njihen zonat që bllokohen gjatë dimrit dhe janë marrë masat më herët. Banorët kanë qenë të përgatitur më herët me ilaçe dhe të tjera medikamente që iu janë dashur. “-tha gazetari i Report Tv Ergys Kavaja.

Ndërkohë që temperaturat e ulëta pritet të stabilizohen pas të martës. Meteorologia Adiola Bami tha më herët se nga e mërkura do të ketë rritje të temperaturave. (Lexo këtu)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?