Kronikë

Moti i keq/ Rënie gurësh në rrugët nacionale të Kukësit, dëmtohet Ujësjellësi i Tropojës

6 Tetor 2020, 11:11| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 15:59

  • Share

Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu e sidomos në Bashkinë e Tropojës me intensitet të lartë të shoqëruara dhe me erëra të forta.

Si pasojë e kësaj situate të motit akset rrugore nacionale vazhdojnë të jenë në trusninë e rënies sē gurëve e dherave.

Nga Firmat Kontraktore është ndërhyrë me kapacitetet me mjete e forca, aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Si pasojë e reshjeve të rëna ka pasur dëme në akset rrugore bashkiake e sidomos në akset rrugore rurale të Tropojës së vjetër. Në këtë rajon për gjatë rrugës së Sylbicës është dëmtuar Ujësjellësi i Tropojës e për pasojë është ndërprerë furnizimi me ujë i popullatës.

Probleme ka dhe në aksin rrugor Dushaj-Lekbiba. Nga ana e Bashkisë po punohet me forca e mjete për normalizimin e gjendjes.

Problematike mbetet rruga Kukës-Shishtaves, e cila është ende pa kontratë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?