Borëpastruese

Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim

29 Nëntor, 15:56| Përditesimi: 29 Nëntor, 16:18

  • Share

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë pa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve.

Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec, në Bogë-Theth dhe në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ku grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë bërë pastrimin e rrugës.

Në Kukës, ka stuhi me erëra të forta e me shi që kanë sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave.

Mjetet e vogla kanë vështirësi në qarkullim, ndërsa të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve.

ARRSH bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.

Në pjesën më të madhe të vendit reshjet janë në formë shiu. Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, paqëndrueshmëria e motit do të vijojë gjatë gjithë fundjavës.

Ora 16:07
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve

 

Policia e shtetit apelon drejtuesit e mjeteve për shkak të reshjeve të shiut dhe borës në zonat malore. Policia thotë se është rritur prezenca e saj në akset urbane e rurale për shkak të motit të keq, teksa kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe pastrimin e zonës nga rënia e inerteve. 

'Apel për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.

Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiu dhe në disa zona malore me reshje dëbore.

Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po  punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut. Deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.'
 

Ora 12:39
Moti i keq/ Fundjava pritet të mbizotërohet nga reshjet e dendura të shiut

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje shiu.

Ditën e shtunë reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesditë në pjesën më të madhe të vendit dhe prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash.

Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurta lokale deri në orët e vona të mbrëmjes së ditës së diel, kryesisht të përqendruara në pjesën lindore të vendit.

Në Alpe dhe relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në lartësinë mbi 600-800metër.

Era do të fryjë nga kuadrat i veriut me shpejtësi mesatare 3-12m/s, ndërsa në lugina, në relievet e larta malore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin shpejtësi 13-22m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4ballë.

Prezencë e mjegullës së dendur lokale/mjegullinës në orët e mëngjesit/mbrëmjes dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?