Moti i keq/ Era e fortë 'shkul' pemët në Shkodër, dëmtohet një makinë (FOTO+VIDEO)

13 Shtator, 08:39| Përditesimi: 13 Shtator, 14:07

  • Share

Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka përfshirë territorin e Bashkisë Shkodër që prej mbrëmjes së djeshme.

Si pasojë e këtyre kushteve të vështira atmosferike, janë evidentuar disa dëme në unazën perëndimore të qytetit, ku disa pemë janë rrëzuar.

Një prej tyre ka rënë mbi një automjet të parkuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Drejtoria e Shërbimeve dhe Punëve Publike ka qenë në terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar për pastrimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/09/2024 02:12

    /QYTETAR/,ai kalimtari nuk duhej t'a kishte hequr kapakun e pusetes.Sheshi vertet mund te kete qene i permbytur,por heqja e kapakut lejoi derdhjen e ujit,por bashke me te dhe te mbetjeve qe cojne ne kete situate.Do te ishte mire qe bashkia dhe ata te U-K te bejne kontroll e pastrim kanalesh cdo 3-6 muaj,qe situata te tilla te kene me pak pasoja.

    Përgjigju
  • Bub: 13/09/2024 16:24

    Bom! Beneti asht Krytari Bashkish jo brigadier.

    Përgjigju
  • Qytetar: 13/09/2024 09:35

    Rastësisht po kaloja tek sheshi Isa Boletini!Rruga ishte mbushur me ujë një kalimtarë i rastësishëm ,pa prituar fare e hoqi kapakun e pusetës për të ikur uji,ndërsa puntori që merr rrogën, për atë punë po e shihte pa pik turpi as nuk ju afruar për ta ndimuar! Mbbasi qytetari i ndërgjegjshë iku puntori maskara,me celular në vesh dhe cigare në gojë dhe me parurpësi veq sa shkoj e pau kaseten.këto janë puntorët që paguhen nga taksat tona që askush nuk i kontrollon. Ekam edhe me nmvidio ka një orë e gjysëm veç sidhet me duar në xhepa turp për drejtusit pëkatës të Ujësjellës Kanalizime.

    Përgjigju
    • Bom: 13/09/2024 13:45

      Ky është zhvillimi që solli Benet Beci dhe bandat që kontrollojnë Bashkinë!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?