Përmbytjet në Itali

Bota

Moti i keq shkakton përmbytje në Itali, autoritetet japin alarmin ‘portokalli’

22 Shtator, 14:33| Përditesimi: 22 Shtator, 14:35

  • Share

Italia është goditur nga moti i keq, duke shkaktuar përmbytje në zonën veriperëndimore të vendit.

Në Alessandria, më konkretisht në lokalitetin Spigno Monferrato, po vazhdojnë kërkimet me helikopter për një grua të humbur. Mbi disa zona të Lombardisë dhe Ligurias është shpallur alarmi portokalli që nga e diela.

Reshje të forta shiu kanë përfshirë kryesisht provincën e Milanos. Në mëngjesin e së hënës, kishin rënë 30 mm shi në pjesën veriore të qytetit, ndërsa në Paderno Dugnano dhe Seveso më shumë se 80 mm shi.

Lumi Seveso ka dalë nga shtrati në zonën veriore të Milanos, në lagjen Prato Centenaro. Në Comasco, shumë rrugë janë përmbytur dhe disa nënkalime janë mbyllur.

Në pothuajse gjithë territorin e Ligurias, përveç Imperias, shkollat janë mbyllur. Vala e motit ka shkaktuar dëme të mëdha në Val Bormida, duke sjellë shembje dhe përmbytje.

Në Milano, shumë zona kanë pasur përmbytje të mëdha, duke përfshirë edhe disa pjesë të ndërtesës së Gjykatës, ku janë krijuar pllaja të mëdha uji në dysheme.

Për siguri, ka ndërprerë energjinë elektrike. Aktiviteti nëpër zyra është pezulluar deri në një moment tjetër.

Në këtë situatë, zv/ministri i Mbrojtjes Civile i Komunës së Milanos, Marco Granelli, ka rekomanduar qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa parandaluese. Rrjetet e nënkalimeve po monitorohen, dhe në lagjen Ponte Lambro janë vendosur barrierat lëvizëse për të parandaluar përmbytjet e mëtejshme. Gjithashtu, po mbikëqyren nivelet e kanalizimeve.

Lumi Seveso ka dalë nga shtrati në lagjen Prato Centenaro, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Esondimi ka ndodhur pas orës 10, kur u mbushen rezervuarët që ishin aktivizuar që nga ora 8 e mëngjesit për shkak të reshjeve të forta. Në Niguarda, shërbimet e shpëtimit po intervenojnë për t'iu përgjigjur përmbytjeve dhe shembjeve të mundshme të ndërtesave.

Në lagjen Via Val Cismon, zjarrfikësit morën masa për evakuimin e një shkolle private që ishte përmbytur. Po ashtu, në Paderno Dugnano, një nga digat e lumit Seveso ka shpërthyer dhe situata po monitorohet ngushtë për të shmangur komplikime të mëtejshme.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?