Pas reshjeve të shiut te pasdites se kësaj te diele, (11 qershor 2023) shtrati i lumit Drin ngjan me një landfill mbeturinash, në të cilin lundrojnë qelqe, plastikë e materiale të tjera.
Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet e siguruar nga Report Tv, mbeturinat përshkojnë rrjedhën e lumit, e me pas këto materiale përfundojnë në det, duke krijuar një ndotje të madhe dhe një panoramë aspak te këndshme në këtë periudhe sezoni turistik, ku numri i pushuesve është gjithnjë në rritje.
Shkaktari i kësaj ndotje është vetë dora e njeriut që i hedh mbetjet jashtë vendeve të përcaktuara, që me shtimin e prurjeve në kohë reshjesh, merren nga rrjedha e ujit. Kjo është një problematike e vazhdueshme që nuk po gjen zgjidhje.
Natyra,nji ditë ta kthen atē që i jep.
PërgjigjuInjoranca ne pushtet
Përgjigju