Kronikë

Moti i keq/ Shtyhet me dy ditë udhëtimi i tragetit të linjës Brindisi-Vlorë

5 Nëntor 2019, 22:47| Përditesimi: 5 Nëntor 2019, 22:59

  • Share

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në vendin tonë por edhe në rajon, ka bërë që të krijohen dallgë të mëdha në det. Gjendur në këto kushte trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka shtyrë udhëtimin.

Të gjithë udhëtarët që do të udhëtonin me tragetin St. Damian që supozohej të nisej më 06.11.2019 nisja do të bëhet vetëm gjatë orëve të mbrëmjes (22:00) dhe do të mbërrijë në portin e Vlorës rreth orës 7 të mëngjesit  të datës 7 nëntor.

Fillimisht u parashikua që trageti të vinte ditën e nesërme në orën 07:30 të mëngjesit por kushtet hidrometeorologjike kanë bërë që udhëtimi të shtyhet deri në përmirësimin e motit. Per shkak te motit me erë dhe dallgë , është anuluar udhëtimi i tragetit të linjes Vlorë- Brindisi edhe 2 ditë më parë. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?