Moti i keq 'tërbon' detin, njoftimi i rëndësishëm për pushuesit në plazhin e Velipojës: Mos hyni në ujë

29 Korrik 2019, 13:36| Përditesimi: 29 Korrik 2019, 13:44

  • Share

Moti prej ditës së djeshme ka  qenë i paqëndrueshëm duke bërë që dallgëzimi në det të jetë tepër i madh. Po kështu e njëjta situatë ka vijuar edhe ditën e sotme, ku një nga zonat më të prekura është edhe Velipoja.  Bashkia e Shkodrës bën me dije se në këto kushte, duhet të shmanget futja në det.

Sipas bashkisë së Shkodrës vrojtuesit e plazhit vazhdojnë të jenë në gatishmëri. Megjithatë angazhimi dhe kujdesi e qytetarëve është i nevojshëm në situatën e vështirë të motit në plazhin e Velipojës.

Kujotjmë se jo më larg se dje në plazhin e Velipojës u shpëtuan 22 persona të cilëve iu rrezikua jeta nga përkeqësimi i menjëhershëm i motit. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?