Pamje nga porti i Vlorës

Kronikë

Moti i keq, trageti Vlorë-Brindisi nuk do të niset për shkak të dallgëve

1 Shkurt 2019, 09:25| Përditesimi: 1 Shkurt 2019, 09:46

  • Share

Moti i keq dhe i përkeqësuar në Vlorë, ka sjellë edhe paralizimin e mjeteve lundruese në det .

Mësohet se trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka anuluar ditën e sotme nisjen për shkak të dallgëve dhe ai do të operojë pas zbarkimit . Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, mësohet se trageti i linjës Vlorë-Brindisi do të kryej këtë të premte zbarkimin dhe do të dalë në radë.

Përmes njoftimit bëhet e ditur se trageti i linjës Vlorë-Brindisi do të niset drejt Brindisit, në Itali në varësi të kushteve të përmirësimit të kushteve atmosferike të motit. Ndërkohë pritet që në orët në vijim fuqia e erës pritet të shtohet  ndërsa dallgët në det të hapur arrijnë deri në gjashtë ballë. Moti pritet të përkeqësohet gjatë ditës së sotme dhe ditës së nesërme ku forca e detit pritet tw arrijw pritet tw arrijw deri nw 8 ballw.

Sakaq, nw portin e Durrwsit situata e motit paraqitet normale pasi tragetet dhe anijet e tonazhit të madh mund tw lëvizin. Ndwrsa anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat nuk dalin për lundrim. Tragetet kanë mbërritur në orar në portin e Durrësit kurse era fryn nga jugu dhe herë-herë nga juglindja.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?