Sipas raportit të 'Legambiente', përmbytjet dhe evakuimet do vazhdojnë të godasin Italinë, kurse në Europë, i nxehti mund të shkaktojë 200,000 vdekje deri në fund të shekullit.
Sipas raportit, ndryshimet klimatike do të kenë pasoja dramatike në Europë.
Në Itali, si pasojë e kushteve ekstreme të motit, çdo vit janë regjistruar mesatarisht 32 viktima, një mesatare më e lartë se mesatarja e pesë viteve të fundit.
Ndikimi në ekonomi
Ndryshimi i klimës, në qendër të vëmendjes shkencore në të gjithë botën dhe politikave europiane, ka një ndikim të madh në ekonomi.
Sipas disa vlerësimeve, në Europë, nëse nuk respektohet Marrëveshja e Parisit, dëmi ekonomik mund të bëjë që PBB-ja për frymë të bjerë me 7%, në Rusi mund të bjerë 8.93%, në Shtetet e Bashkuara 10.52% dhe në Kanada rreth 13%.
Moti i keq në Europë
Ditët e fundit Italia është goditur nga rreshje të shumta të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme në infrastrukturën e shumë rajoneve. Në Venecia, lartësia e ujit nga përmbytjet kapi shifrën e frikshme të 158 cm, duke dëmtuar shumë nga monumentet historik të qytetit.
Moti i keq në Itali duket se po lë gjurmë në qytetet e mëdha të artit. Në Pizza dhe Firence lumi Arno rrezikon të dalë nga shtrati. Bolonja ende është nën ujë kurse Modena pa energji elektrike.
Vala e motit të keq që po godet Europën ka shkaktuar përmbytje të mëdha në disa vende. Në Spanjë, në qytetet Katalonja dhe Cantabria dhe në juglindje të Francës kanë humbur jetën 9 persona.