Sociale
Top 24

Moti i paqëndrueshëm boshatis Shëngjinin, një muaj sezon veror më pak krahasuar me vitin 2017

30 Gusht 2018, 16:16| Përditesimi: 30 Gusht 2018, 16:30

  • Share

Plazhi i Shëngjinit është boshatisur gjatë kësaj jave. Moti i paqendrueshëm ka ndikuar që çadrat dhe shezllonet të boshatisen. Kjo gjë vërehet nga fluksi i automjeteve që dalin nga kjo zonë turistike, ndërsa në hyrje numri është shumë i ulët. Por, pavarësisht shiut dhe temperaturave jo shumë të larta, në Shëngjin nuk mungojnë edhe pushuesit të cilët thonë se nuk janë penguar aspak nga moti për të vijuar pushimet, duke sfiduar kështu ndryshimet klimaterike.

Nuk ka ftohtë. Fryn pak erë po rrihet mirë. Kemi kaluar shumë mirë, po ne për pushime kemi ardhur. Ujë atje ujë këtu.

Turistë

Moti i paqëndrueshëm ka ndikuar negativisht edhe për bizneset që ndodhen në Shëngjin, duke i penalizuar në aktivitetin e tyre. Ndërsa një vit më pare sezoni turistik zgjati deri në mesin e muajit Tetor

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?