Pas një periudhe të gjatë thatësire, vendi sot është përfshirë nga reshje në formë stuhie e rrebeshe, të cila rrezikojnë edhe përmbytje në disa qytete të vendit. Tropoja është përfshirë nga reshje intensive shiu prej mbrëmjes së djeshme që vazhdojnë dhe paraditen e sotme. Situata më kritike është në fshatin Vlad të Njësisë Administrive Bytyç, ku kanë vërshuar lumenjtë malorë dhe ka rrëshqitje dherash.
Lumi Bushtrica ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore në disa fshatra të Tropojës. Në një komunikim me Report Tv Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhe Byberi tha se janë evakuuar 15 familje në këtë fshat. Por kërkoi ndihmë nga Emergjencat Civile për 7 familje të izoluara bë fshatin Fushe-Lumi në Margega. Kryebashkiaku tha se rezervuarët e tejmbushur mund të çojnë në katastrofë natyrore.
Ndërkohë rrugët kryesore e dytësore të qytetit të Lushnjes u përmbytën nga reshjet intensive dhe në disa segmente uji arrin deri në 30 centimetra. Uji ka vërshuar në rrugë dhe bizneset e kateve të para. Po kështu i bllokuar është bulevardi dhe pedonalja, kryesisht nga bllokimi i pusetave dhe kanaleve kulluese, të cilat bashkia e Lushnjes nuk i ka pastruar gjatë verës për të përballuar shirat e dendur të vjeshtës.
Moti i keq me shi dhe erë të fortë ka çuar në pezullimin e lundrimit për anijet e peshkimit. Kapiteneritë detare në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin njoftuan se situata mund të përkeqësohet në orët në vijim, ndaj lundrimi vetëm për mjetet e vogla është i ndaluar sot dhe nesër. Ndërkohë vazhdon normalisht puna në tragetet dhe anijet e mëdha të mallrave. Në Elbasan, në disa pallate, uji është futur në bodrume dhe ka bllokuar hyrjen e banorëve në shtëpi. Vërshim të ujit pati nga universiteti deri në bulevard ndërsa në unazën veriore të qytetit të Elbasanit ka prezencë të ujit në rrugë.
Anulohen lundrimet e parashikuara nga Durrësi drejt Barit. Shkak është bërë moti i keq dhe mbyllja e përkohshme e portit të Barit në Itali. Nga ana tjetër, Ministria e Infrastrukturës jep raportimin për orën 20:00 se si paraqitet situata si pasojë e motit të keq.
"Moti i keq ka vijuar të shkaktojë probleme në disa akse rrugore në veri të vendit, si dhe në linjat e transportit detar nga Porti i Durrësit. Ndërkohë që janë riparuar pjesa më e madhe e defekteve dhe problemeve në sistemin elektrik dhe është rikthyer furnizimin normal me energji për banorët e këtyre zonave. Strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucionet e varësisë së saj vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo problematikë. Situata e përditësuar me të dhënat e orës 20:00 paraqitet si më poshtë:
ARRSH
Rajoni Verior
Vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë në Tropojë, ku janë regjistruar edhe problemet më të mëdha. Të gjitha akset e rajonit verior jane të qarkullueshme. I vetmi aks rrugor ku për arsye sigurie është bllokuar momentalisht qarkullimi i mjete të rënda është aksi Bajram Curri - Kam. Në këtë aks vazhdon qarkullimi i mjeteve të vogla vetura dhe furgona. Nuk lejohet kalimi i mjeteve të rënda pasi ka dëmtime të asfaltit.Pritet pushimi i reshjeve për të ndërhyrë me mbushjet atje ku ka dëmtime. Edhe në Qafë Mali - Fierzë po punohet me 3 fadroma dhe një eskavator për përmirësimin e situatës pasi vijojnë reshjet. Ka probleme të vogla në akset e qarkut Kukës si në Kukës - Krumë, Kukës - Bushtricë, Kukës - Shishtavec me rrëshqitje aluvionesh, por pa problem për qarkullimin rrugor. Në të gjithë akset e tjerë të rajonit brigadat e mirëmbajtjes janë në terren duke bërë pastrime nga rënia e aluvioneve në rrugë.
Rajoni Qendror
Aktualisht në rajonin qendror nuk ka prezencë të reshjeve të shiut. Qarkullimi i mjeteve është i vazhdueshëm në çdo aks. Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo rast.Rajoni Jugor
Ne rajonin jugor moti drejt përmirësimit. Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo përkeqësimi të mundshëm të situates.OSHEE
Aktualisht janë 14 fidera jashtë pune. 96% e avarive në zona rurale, malore. Jashtë pune janë 2 Nst Gropaj (Kukës) dhe Hysgjokaj (Berat). Po punohet nga grupet e Tensionit të Lartë. Situata paraqitet e përmirësuar në masën 80%, krahasuar me gjendjen kritike të paradite Po punohet në fiderat e zonave Lushnje, Fier dhe Përmet, kurse në pjesë të tjera kanë defekte në sektorin TU (tensioni i Mesëm) Të gjithë linjat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë në funksionim. Të gjitha linjat e tensionit 35kV punojnë në kapacitet të plotë.Portet Detare
Për arsye të mbylljes së Portit të Barit në Itali, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe kthim, do të nisën në orën 07:00 të mëngjesit të datës 18 Shtator dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjës së sotme. Pasagjerët janë njoftuar dhe do mund të akomodohen të gjithë me dhoma në traget.Situata në portet e Sarandës dhe Shëngjinit është normale. Në Portin Vlorë do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi ndalimi i lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese deri në një njoftim të dytë.
Sasia e madhe e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit ka krijuar probleme në 3 Bashki të vendit. Referuar njoftimit zyrtar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, Tropoja është Bashkia më e prekur ku është raportuar për demë në rrugë, banesa e toka bujqësore. Rezervuarët janë në kuotat maksimale, teksa 7 familje janë të bllokuara si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Disa ura janë dëmtuar, teksa ka pasur probleme dhe në bagëti.
Nga ana tjetër, dëme janë paraqitur edhe në Qarkun e Shkodrës dhe Elbasanit.
“Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, në bashkinë e Tropojës reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore, banesa dhe toka bujqësore. Në segmente të caktuara ka shembje dhe gërryerje, ndërsa rezervuarët janë në kuotat maksimale.
Fshati Lumi, njësia administrative Margegaj janë të bllokuar nga prurjet e shumta 7 familje. Janë të dëmtuara disa ura, ndërsa në njësinë administrative Bujan rrezikohet ura në Disdar si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Bushtricë. Dëme ka edhe në bagëti. Ka ndërprerje të energjisë në njësitë administrative Llugaj, Bytyç Margegaj.
Në bashkinë Vau i Dejës në qarkun e Shkodrës ka prezencë të ujit në disa pjesë të bashkisë si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në lagjet: Lisen, Mllojë dhe Dejë, njësia administrative Vau-Dejës, bashkia Vau-Dejës. Po punohet për normalizimin e kalueshmërisë së mjeteve në aksin e bllokuar Tamarë- Vukël dhe Vermosh njësia administrative Kelmend, në Malësi të Madhe si dhe në aksin rrugor Qafë mali- Fierzë, si dhe rrugët rurale të njësive administrative Fierzë, Blerim, dhe Iballë në Fushë Arrës. Po punohet edhe për kthimin e energjisë në njësitë Iballë dhe Fierzë.
Në bashkinë Elbasan situata është më e normalizuar pas ndërprerjes së reshjeve, por po punohet nga grupet e punës të: strukturave përgjegjëse, kontraktuesit e mirëmbajtjes së rrugëve dhe OSHEE për normalizimin e situatës. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje të gjithë banorëve që kanë probleme të kontaktojnë me autoritetet. Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri për të dhënë ndihmën e tyre, në çdo rast emergjence”, thuhet në njoftim.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, pavarësisht problematikave si rrëshqitje të dherave, të gjitha akset janë të kalueshme. Probleme ka pasur me radarin e Porto Romanos, i cili është vënë më pas në fund. Në njoftimin e bërë nga Ministria e Infrastrukturës, thuhet se në vend nuk janë raportuar probleme të mëdha.
“Ministria e Infrastruktuës dhe Energjisë, nisur nga parashikimet e motit, të cilat raportonin për një përkeqësim të situatës përgjatë fundjavës, veçanërisht ditës së shtunë, ka vendosur në gatishmëri maksimale të gjitha institucionet dhe agjencitë e varësisë, për t’ju përgjigjur në kohë çdo problematike që mund të shkaktonte moti i keq.Falë masave të marra dhe ndërhyrjeve brenda një kohe të shkurtër nuk janë raportuar problematika të rënda.
ARRSH
RAJONI VERIOR
Janë evidentuar disa problematika në Rajonin Verior ku reshjet e shiut ka qenë me intensitet shumë të lartë. Në sajë të ndëryrjes në kohë të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.
I vetmi aks rrugor që pati një bllokim për qarkullimin e mjeteve të rënda është ai Bajram Curri – Kam, ndërkohë që tani në këtë aks vijon normalisht qarkullimi për mjetet e vogla, vetura dhe furgona.
Edhe në segmentin Qafë Mali-Fierzë po vijon puna me 3 fadroma dhe një eskavator për përmirësimin e situatës. Në qarkun Kukës, në akset Kukës-Krumë, Kukës-Bushtricë, Kukës-Shishtavec ka probleme në rrëshqitjen e aluvioneve, por pa shkaktuar problem në qarkullimin e automjeteve. Po kështu edhe në zonë e Pukës ku në disa akse ka pasur rrëshqitje inertesh, por është ndërhyrë menjherë duke mos krijuar probleme në qarkullim.
Në qarkun Shkodër dhe Lezhë raportohen probleme të vogla të cilat në sajë të punës së kontraktorëve, nuk kanë sjellë shqetësime për qarkullimin. Në segmentin Selcë-Qafë Bordolecit, në vendin e quajtur Gropa Selcës, ka rënie dherash e gurësh nga skarpata. Po punohet me mjete të rënda për pastrimin e karrexhatës. Në akset Ura Bunës - Muriqan dhe Ura Kirit - Mjedë ka pasur rënie inertesh në rrugë që janë pastruar në vazhdimësi në çdo moment. Në qarkun Dibër nuk raportohen probleme.
RAJONI QENDROR
Ka prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në zonën Elbasan-Gramsh. Në aksin Elbasan - Qafë Thanë ka pasur vazhdimisht rënie materialesh në rrugë të cilat janë pastruar nga kontraktorët. Nuk ka problematika përsa i përket qarkullimit rrugor.
RAJONI JUGOR.
Gjatë ditës në rajonin jugor ka pasur reshje të dobëta dhe lokale. Nuk ka pasur probleme në qarkullimin e automjeteve përgjatë akseve rrugore.
OST
Për shkak të kushteve atmosferike me erëra të fuqishme, janë rrëzuar dy shtylla betoni të linjës 220 kV, Fier-Rrashbull. Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e shtyllave. Furnizimi me energji elektrike për banorët ka vijuar pa ndërprerje.
OSHEE
Moti i keq dhe me reshje të dendura ka shkaktuar defekte në disa zona të vendit, kryesisht ato rurale dhe malore. Aktualisht janë 51 fidera jashtë pune. 94% e avarive janë shkaktuar në në zona rurale, malore: Zonat më të prekura janë Kuçova, Fieri, Lushnja dhe Elbasani. Grupet e punës në terren kanë ndërhyrë duke rikthyer energjinë në 40% të fiderave. Janë stabilizuar Tirana, Kruja, Lezha, Gjirokastra, Vlora dhe Kukësi. Në 5 hidrovorë është rikthyer energjia pas punës në terren: Seman, Karavasta, Bellaj (Kabajë), Ças dhe Vilurë (Velipojë).
Të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë furnizohen normalisht me energji elektrike. Riparuar linja e tensionit të lartë 35kV Belsh-Peqin. Po punohet për linjat 35kV Patos dhe Përparim dhe linja në Libofsh-Karavasta. Brigadat e OSSH-së në të gjithë vendin po punojnë me intesitet të lartë për riparimin e defekteve, pavarësisht vështirësive të motit dhe terrenit.
AKUM
Rreth orës 09:00 për shkak të shkarkimeve atmosferike është dëmtuar transformatori kryesor (tensioni 35/20kv) që furnizon me energji elektrike stacionin e ri të furnizimit me ujë për qytetin e Durrësit në Fushë Milot. Grupet e punës së OSHEE dhe të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ndodhen në terren për të zëvendësuar transformatorin e djegur dhe pritet që shumë shpejt situata të normalizohet. Ndërkohë janë kryer njoftimet përkatëse për ndryshimet e orareve të furnizimit me ujë që do të ketë në zonat që mbulohen nga ky stacion pompimi.
PORTI I DURRËSIT
Në Portin e Durrësit nuk ka pasur problematika. Të gjitha Terminalet kanë vijuar punën normalisht. Ka pasur vonesa të vogla në perpunimin doganor si pasojë e luhatjeve të energjisë për shkak të avarive nga moti. Në mëngjes është pezulluar lundrimi për peshkatorët dhe skafet.
HEKURUDHA
Në kilometrin 94+500 perigoni Mjedë – Shkodër, ka pasur rrëshkitje të dheut mbushës të trasesë në gjatësi 5.5 metra në largësi 1 metër nga koka e traversës. Grupet e avarisë kanë shkuar menjeherë në vend dhe kanë nisur punën për riparimin e trasesë.
ALBCONTROLL
Si pasojë e motit ka pasur probleme me radarin e Porto Romanos. U ndoq menjëherë protokolli i parashikuar për raste të tilla dhe në sajë të ndërhyrjes së teknikës u bë e mundur riparimi në kohë rekord dhe tashmë radari është në operim normal”, thuhet në njoftim.
Qytetarët e Durrësit do duhet që të marrin masa për 2 ditët e ardhshme për shkak se do të ketë ndërprerje të ujit. Shkak është bërë një defekt në transformatorin kryesor të tensionit 35/20 kv. Për pasojë gjatë ditës së sotme dhe nesër, do të ketë reduktim të orarit të furnizimit me ujë për të gjithë bashkinë e Durrësit dhe zonat rurale.
“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës, njofton abonentët se mund të ketë problem në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme.
Shkak është bërë një defekt që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, i shkaktuar nga moti i keq dhe shkarkimet e shumta, në zonën e Fushë Milotit. Për shkak të këtyre shkarkimeve, transformatori kryesor i tensionit 35/20 kv është dëmtuar dhe i gjithë stacioni është jashtë kushteve të punës.
Grupet e punës së OSHEE dhe të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës ndodhen në terren për të zëvendësuar transformatorin e djegur. Si pasojë e situatës emergjente, gjatë ditës së sotme dhe nesër, do të ketë reduktim të orarit të furnizimit me ujë për të gjithë bashkinë e Durrësit dhe zonat rurale.
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Durrës kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për shqetësimin e krijuar”, thuhet në njoftim.
Lumi Bushtrica ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore në disa fshatra të Tropojës.
Po kështu edhe përrenjtë malorë, për shkak të prurjeve të shumta kanë shkaktuar dëme të shumta në fshatin Bujan, ku është dëmtuar ujësjellësi dhe rrugët e fshatrave.
SHKODËR- Trageti me pasagjerë nga liqeni i Komanit drejt zonës së Tropojës është detyruar që të kthehet mbrapsht.
Shkak i kësaj janë bërë mungesa e pastrimit të inerteve të cilat i sjellin në liqenin e Komanit nga përrenjtë malor si ai i Berishës dhe Mërturit.
Si shkak i inerteve që sjellin përrenjtë krijohet ngushticë dhe e bën të pa mundur kalimin e tragetit në liqen.
Për pasojë nga dita e djeshme dhe sot tragetet nuk kanë lundruar në drejtim të Tropojës me turistë.
Moti i keq ka shkaktuar probleme serioze në Belsh. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv uji ka vërshuar në disa rrugë pranë pedonales së qytetit. Nuk raportohet për probleme te tjera.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje kaotike dhe të pakontrollueshme në Tropojë.
Moti i keq me shi dhe erë të fortë qe ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej mbrëmjes të së premtes ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Prej paradites të së enjtes, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar për të peshkarexhat.
Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në një urdhër të dytë. Shpejtësia e erës në det hapur është 10m/s si dhe dallgët e detit kanë shkuar deri 4/5 ballë me drejtim jug/perëndim.
Ndërkohë nga moti i keq deri tani nuk janë raportuar problematika, në territorin e qarkut Lezhë, ndërsa autoritetet janë vënë në gadishmëri për t’i paraprirë çdo situate që mund të krijohet.
Situata e motit të keq ka prekur edhe zonën e Fushë Arrëzëz. Rrugët janë të pakalueshme për në Fierzë, Blerim dhe Iballë për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Në Malësinë e Madhe është bllokuar aksi Tamarë-Vukël dhe rruga për në Vermosh nga rrëshqitja e dherave.
Për kryebashkiakun e Tropojës reshjet në Tropojë nuk janë parë për gati 20 vite. Sa i përket banorëve të zonës, Rexh Byberi tha në Report Tv për gazetarin Andi Kapxhiu se momentalisht situata është nën mbikëqyrjen e Bashkisë Tropojë dhe asnjë njeriu nuk i rrezikohet jeta. Byberi gjithashtu theksoi se për shkak të terrenit të vështirë, për parandalimin e një katastrofe natyrore dhe për të shmangur tragjedi duhet të pajisen me mjetet e posaçme tip fadroma ose traktorë me zinxhirë.
‘Familjet që i kemi parë të rrezikuara i kemi strehuar dhe ka gjasë të ketë probleme. Shi që nuk është parë për 20 vite. Por fatmirësia është se nuk kemi jetë njerëzish në problematikë.
Bashkia e Tropojës na duhen mjete që ne ti kemi në dispozicion, na duhen fadroma traktorë me zinxhirë. Edhe në orët në vijim parashikohet reshje shiu, fatmirësisht disa janë parandaluar.’- tha Rexh Byberi
Në fshatin Vlad të Tropojës situata është më e përkeqësuar, që në orët e para të mëngjesit ndodhen stafi i Bashkisë Tropojë, ku po monitorojnë situatën për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.
Në fshatin Fushë-Lumi 7 familje janë të bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar.
Nga bashkia Tropojë janë angazhuar të gjitha strukturat përgjegjëse.
Kryetari i bashkisë së Tropojës në një postim në rrjetet sociale ka ngritur alarmin për situatën emergjente të krijuar atje pas dy ditëve me rrebeshe shiu.
Kryetari Rexh Byberi u ka bërë thirrje institucioneve, por dhe banorëve për kujdes të shtuar pasi sipas tij, rrugët e kanalet janë të tejmbushura ndërsa rrezik shembje kanë dhe disa banesa.
‘Situate emergjente e tejskajshme ne Tropoje.
Shiu i panderprere prej dy ditesh shoqeruar me stuhi e rrebeshe po sjell deme te medha ne Tropoje.
Ndodhem se bashku me stafin tim prej mesnate ne Njesine Adiministrative Bytyç ku po monitorojme situaten.
Jo vetem rruget,kanalizimet, jane te tejmbushura por nga gerryerjet dhe shembjet e medha jane ne rrezik banesat e qytetareve.
Gjendja me alarmante eshte ne fshatin Vlad por pothuajse ne te gjithe territorin e Bashkise pershkallezimi po shkon drejt nje katastrofe natyrore.
Apeloj ne menyre urgjente jo vetem prane institucioneve pergjegjese shteterore por dhe tek secili banor i Tropojes per kujdes te shtuar dhe solidaritet.
Kujdesi me i madh duhet te jete tek rezervuaret e tejmbushur te cilet rrezikojne ne raste si ky.
Ne jemi e do te jemi prane qytetareve kudo ku jane ne veshtiresi me mjetet dhe burimet tona njerezore qe te perballojme kete situate te rende e te papritur.’- shkruan Byberi.
Për shkak të motit të keq është dëmtuar linja e rrjetit të tensionit të mesëm në Fierzë.
‘Moti i keq dhe me reshje dëmtoi linjën e rrjetit të tensionit të mesëm në Fierzë. Brigadat OSS, Kukës, Tropojë në terren për riparimin e avarisë.’- njofton OSHEE.
Era e fortë dhe deti me fuqi deri në 8 ballë në det të hapur ka bërë që ditën e sotme të pezullohet lundrimi nga kapiteneria Vlorë për mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese. Gjithashtu pezullohet lundrimi dhe për mjetet turistike dhe i trageteve të Vlorës
Reshjet e shiut kanë përmbytur akset rrugore në qytetin e Lushnjës të cilat kanë arritur një nivel prej rreth 30 cm. Bulevardet kryesore janë të bllokuara për shkak të nivelit të lartë të ujit ku edhe në pedonale uji kalon mbi trotuar. Shkak bllokimi i pusetave të ujërave sipërfaqësorë
Në Fier ka nisur gjatë natës dhe vazhdon dhe sot por me ndërprerje shoqëruar me shkarkime atmosferike herë pas here. Pak minuta më parë, në Fier një erë e fuqishme shoqëruar me një shi të rrëmbyeshëm i cili ka mbajtur rreth 7 minuta aktualisht koha është qetësuar dhe aktualisht po bie një shi pa erë.
Malokeve mire tju bohet.Zaptun toka njerez nga pylli.Ishallah I merr me vete te gjith
PërgjigjuNuk ka faje koha, por injoranca dhe trathtija e politikes shqiptare
Përgjigju