Moti me shi/ Përmbyset fugoni i policisë në Durrës, në Elbasan tre aksidente njëri pas tjetrit, në Lushnje kamioni këput dy shtylla të tensionit të lartë

21 Maj 2020, 10:30| Përditesimi: 21 Maj 2020, 15:33

  • Share

Moti me shi ditën e sotme ka sjellë një sërë aksidentesh automobilistike në vendin tonë në disa prej qyteteve. Si duket lagështia në rrugë ka qenë burimi kryesor i aksidenteve, ndërkohë që edhe drejtuesit në ndonjë rast kanë humbur përqendrimin.

Situata më shqetësuese paraqitet në Elbasan, qytet ku mëngjesin e sotëm kanë ndodhur tre aksidente. Fatmirësisht asnjë me pasojë për jetën, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë tre aksidente të tjera kanë ndodhur në Lushnje, Durrës dhe Korçë.

Ora 14:59
Po udhëtonte me babain, aksident pa pasoja për jetën në aksin Korçë-Pogradec

1590067902_makina.jpg

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec, në kryqëzimin e fshatit Podgorie. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me bordurat anësore përgjatë rrugës.

Burime bëjnë të ditur se brenda mjetit udhëtonte një vajzë së bashku me babain e saj. Drejtuesja e mjetit është shtetasja me inicialet F. K.

Aksidenti mendohet se ka ardhur si pasojë e lagështirës dhe reshjeve të shumta që karakterizuan sot vendin tonë.

Ora 10:47
Tre aksidente në Elbasan mëngjesin e sotëm, në Miralë përplasen tre automjete, dy persona në spital

Tre aksidente të ndryshme janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan ku shkaku kryesor ka qenë lagështia në rrugë. Aksidenti më i rëndë ndodhi në aksin nacional Elbasan-Librazhd, në fshatin Mirakë, ku tre automjete janë përplasur mes tyre. Për pasojë të plagosur kanë mbetur dy persona nga mjete të ndryshme, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.

Foto nga aksidenti në Elbasan

Një tjetër aksident ndodhi në fshatin Vidhas në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku fouristrada ka dalë nga rruga, duke përfunduar përmbys. Fatmirësisht pa dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Sakaq më herët një tjetër aksident ndodhi në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, ku një automjet tip 'mitsubishi' doli nga rruga duke përfunduar përmbys anash saj. Nga ky aksident fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkak mendohet të jetë bërë lagështia në rrugë, ndërsa policia është në vendngjarje.

Makina e përmbysur në aksin rrugor Elbasan-Peqin
Ora 10:17
Drejtuesi kamionit në Lushnje humbet kontrollin dhe përplas disa mjete, këput edhe dy shtylla të tensionit të lartë (VIDEO)

Mjeti i rëndë i firmës që punon për rikonstruksionin e ujësjellësit të qytetit të Lushnjës për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi. Pakujdesia e drejtuesit dhe një problem teknik në mjet në një territor të pjerrët janë bërë shkaqet e aksidentit ku për pasojë janë dëmtuar disa mjete.

Gjithashtu mjeti transportues ka këputur dy shtylla të tensionit të lartë. Në momentin që mjeti i rëndë ishte duke zbritur ka dëmtuar mjetet në afërsi dhe shtyllat. Fatmirësisht brenda automjeteve dhe në rrugë nuk ka pasur persona apo këmbësorë.

Policia pas disa çastesh ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që punonjësit e OSSHE po punojnë për sjelljen në normalitet të situatës.

Ora 09:39
Durrës/ Humb kontrollin nga lagështira në rrugë, përmbyset furgoni i policisë bashkiake (VIDEO)

DURRËS- Një furgon i policisë Bashkiake së Shijakut është përfshirë në aksident mëngjesin e kësaj të enjteje.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë- Durrës, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Raportohet se shkak ka qenë lagështira në rrugë duke bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin e makinës. Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?