Mot i Kthjellët

Sociale

Moti për sot/ Mbizotërojnë kthjellimet, por zbresin temperaturat

19 Shkurt, 07:17| Përditesimi: 19 Shkurt, 07:21

  • Share

Ditën e merkurë vendi ynë do të ketë kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët, por të ftohtë sidomos në vlerat minimale, në orët e para të ditës.

Vranësirat do të jenë mesatare e lokalisht deri të dendura, përqëndruar në male deri në orët e mesditës, ndërsa më pas kemi shpërbërje të tyre, bën me dije Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era do të fryjë relativisht intensive me shpejtësi mesatare 2-10m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, kryesisht në veri era do të arrijë shpejtësi 11-17m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -6 deri 4°C

në zonat e ulëta 1 deri 16°C

në zonat bregdetare 5 deri 16°C

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?