Moti

Sociale

Moti për sot/ Reshje shiu dhe dëbore në gjithë territorin

24 Dhjetor 2024, 07:40| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 07:43

  • Share

Orët e paradites do të mbeten nën dominimin e vranësirave të shpeshta duke sjellë reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin; më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së reshjeve duke ri-sjellë dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në në gjithë vendin duke sjellë në zonat malore momente me flokë dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale por edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 12°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi përmanent verior; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?