Tirane- Reshjet e shiut me intensitet pritet të zhvendosen nesër në pjesën veriperëndimore të vendit.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, IGEO parashikon që “në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë” thuhet në njoftim.
Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, koordinuar me autoritetet vendore kanë diskutuar për të marrë masa për parandalimin e cdo situate si dhe marrjen e masave për çdo emergjencë, thuhet në një njoftim.
Ministria e Mbrojtjes informon për një takim online të zhvilluar mes ministrit të Mbrojtjes Piro Vengu, ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe ministrit të Bujqësisë, Anila Denaj dhe përfaqësuesve lokalë të dy qarqeve. Në këtë takim ishin edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, prefektja Majlinda Angoni, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, dhe prefekti Gjergj Prendi.
Në njoftimin për median informohet dhe cfarë është dakordësuar në këtë takim online
“Dakordësuam masat parandaluese që duhet të ndërmarrim bashkërisht në orët në vijim:
- Inspektime mirëmbajtëse në infrastrukturën kulluese, kolektorët në zonat urbane dhe hidrovorët;
- Gatishmëri teknike e Brigadës së Emergjencave Civile dhe Forcave të Armatosura të Vaut të Dejës në mbështetje të ekipeve vendore;
- Sensibilizim i qytetarëve të zonave me risk për masat individuale mbrojtëse.
Monitorimi i vazhdueshëm i situatës dhe gatishmëria e Emergjencave Civile janë një parakusht për të minimizuar pasojat e këtij fronti reshjesh për Lezhën dhe Shkodrën, ku puna për të mbajtur të hapura akset rrugore kombëtare dhe rurale, dhe për të mirëmbajtur kolektorët dhe kanalet kulluese, do të vazhdojë” thuhet në njoftimin për median.
Ndërkohë këshillohen edhe qytetarët që “të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje”.
Hahaha, politikane m... Sot ra shi dhe u permbyten disa rruge në Shkoder.
PërgjigjuKeto pune nuk behen tani por gjate veres kishit kohe plot por problemi eshte se te ky vend shkojne drejtora ne institucione njerez qe nuk kane asnje lidhje me ate lloj pune mjafton qe te jene te partise dhe eshte normale qe ndodhin katastrofa
Përgjigju